E Enjte, 5 Nëntor 2026

2023 “troket” në Perëndim/ Dritat e ngjyrat mbulojnë qiellin nga Londra, në New York

Sapo akrepat shënuan mesnatën, spektakli i fishekzjarrëve shpërtheu në kryeqytetet më të mëdha të botës.

Atmosfera festive mbuloi rrugët e sheshet duke lajmëruar kështu ardhjen e Vitit të Ri 2023. Nga Evropa në Azi, ky vit u prit pa kufizimet e pandemisë së Covid-19 ndaj shumë njerëz e konsideruan ndryshe si vitin e lirisë.

Parisi u zbukurua nga dritat e fishekzjarreve dhe ngjyrat që mbuluan Kullën Ejfel dhe ndërtesat e tjera.

Mijëra qytetare dhe turistë  e pritën 2023 të mbledhur në sheshet kryesorë të Italisë.

Spektakli i fishekzjarreve  për Vitin e Ri mbizotëroi edhe në Londër. Dritat formuan  Portretin  i  Mbretëreshës   së ndjerë Elisabeth 2

Tradita e renies se topit  në Time Square në  naten e nderrimit te viteve vijoi në Nju York .

Ndërsa turma njerëzish mbushën plazhin Copacabana të Rio de Zhaneiros për pritjen e Vitit të Ri 2023.

Numërimi mbrapsht, fishekzjarret, urimet për shëndet dhe fat më të mirë, ishin pjesë e atmosferës në të cilën Viti i Ri mbërriti në tgjithë botën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›