E Shtunë, 31 Tetor 2026

21 Janari Gjykata e Tiranes Deklarata e SHBA nderhyrje

Gjykata e Tiranës ka reaguar në lidhje me deklaratat e Ambasadës Amerikane për vendimin e pafajësisë dhënë ndaj të akuzuarve për vrasjet e 21 Janarit.

Në një deklaratë shpërndarë për mediat, kjo gjykatë i quan deklaratat e Ambasadës së SHBA-së shqetësuese, ndërhyrje në proces që mund të paragjykojnë vendimin në një çështje që sipas kësaj gjykate nuk është mbyllur ende.

“Deklarata e Ambasadës se SHBA në Tiranë është shqetësuese dhe ndërhyn në procesin e rregullt ligjor nëpërmjet komenteve mbi një çështje përpara zbardhjes së vendimit nga trupi gjykues, përpara qëndrimit të prokurorisë mbi hapat e mundshëm Deklarata e Ambasadës Amerikane është shqetësuese dhe ndërhyrje në proces. Ambasada Amerikane po ndërhyn përmes komenteve në një çështje që ende nuk është mbyllur

Reagimi i Gjykatës së Tiranës
dhe përpara mbylljes së proçesit të rregullt ligjor lidhur me këtë çështje. Deklarata të tilla mund të jenë paragjykuese ndaj këtij proçesi të drejtë, ligjor dhe të paanshëm. Duke shprehur vendosmërinë dhe angazhimin tonë të plotë për sundimin e ligjit dhe një proçes të rregullt, të paanshëm dhe të besueshëm ligjor, bëjmë thirrje për të shmangur çdo qëndrim paragjykues ndaj këtij proçesi dhe punës e misionit të Gjykatës në përgjithësi", thuhet në deklaratë.

Gjykata deklaron se vendimi i së enjtes i treshes së gjyqtarëve është në përputhje me ligjin dhe se zbardhja e tij do të kryhet brenda afatave të nevojshme ligjore ndaj gjykata apelon pwr shmangien e komenteve paragjykuese.

Ndërkohë, një ditë pas vendimit që shpalli të pafajshëm ish-kreun e Gardës së Republikës, Ndrea Prendi dhe gardistin Agim Llupo, që u pasua me deklaratën e ashpër të Ambasadës Amerikane, kryediplomati amerikan në Tiranë viziton Prokurorinë e Përgjithshme.

Arvizu ndodhet në zyrat e organit qendror hetimor ku raportohet se është takuar me kryeprokurorin Adriatik Llalla.

21 Janari, SHBA: Të tronditur nga vendimi

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë deklaroi se është tronditur nga vendimi i Gjykatës së Rrethit Tiranë për të shpallur të pafajshëm dy të pandehur që u gjykuan për akuza në lidhje me vdekjen e tre protestuesve më 21 janar 2011.

Përmes një njoftimi për shtyp selia diplomatike e Uashingtonit në Shqipëri deklaroi se menjëherë pas 21 janarit 2011, Shtetet e Bashkuara, si një mike dhe mbështetëse e popullit shqiptar, iu përgjigjën një kërkese urgjente të Qeverisë së Shqipërisë dhe Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm për asistencë në hetimin e vrasjeve.

Ambasada thotë se Shtetet e Bashkuara dhanë ndihmë të shumëanshme, përfshirë ekspertizë nga Laboratori Kriminalistik i Byrosë Federale të Investigimit (FBI), një nga më të mirët në botë.

“Përgjatë gjykimit të çështjes, Shtetet e Bashkuara kanë bërë vazhdimisht dhe në mënyrë konsekuente thirrje për një hetim dhe proces gjyqësor tërësor, gjithëpërfshirës dhe objektiv”, theksohet në deklaratë.

“Por fatkeqësisht, verdikti i sotëm ka minuar besimin në aftësinë dhe gatishmërinë e sistemit gjyqësor shqiptar për të dhënë drejtësi në mënyrë të paanshme dhe transparente”, përfundon deklarata e ambasadës amerikane në Tiranë e shpërndarë në mënyrë urgjente.   

21 janari
21 janari, Arvizu: Asistenca jonë, me kërkesë të Prokurorisë
“21 janari” në mediat ndërkombëtare
21 janari, si nisi dhe si mbaroi?

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›