21 Janari, MJAFT protestë:Qeveria përdhosi gjyqësorin
TIRANE- Përfaqësues të Shoqërisë Civile dhe të lëvizjes Mjaft protestuan sot në mesditë para Gjykatës së Tiranës, në bulevardin "Gjergj Fishta" ku dy ditë më parë u lirua ish komandanti i Gardës, Ndrea Prendi dhe gardisti Agim Llupo. Dy të akuzuarit për vrasjen e Ziver Veizit, Hekuran Dedës, Faik Myrtajt e Aleks Nikës u shpallën të pafajshëm nga trupi gjykues i kryesuar nga Besnik Hoxha i kësaj gjykate, dhe për shoqërinë civile ky vendim është i papranueshëm.
STEFANI: TE CLIROJME GJYQESORIN NGA METASTAZAT BERISHIANE
“Jemi këtu për të protestuar sepse pavarësia e gjyqësorit është thelbi i një sistemi me liri, ndërsa abuzimi me pushtetet nga gjykatat është thelbi i diktaturës që vazhdon të kërcënojë. Kërkojmë me ngulm pavarësinë e gjyqësorit dhe çlirimin nga metastazat e pushtetit beirishian. Pa pavarësinë e gjyqësorit nuk ka liri në këtë vend”- tha analisti i njohur Andrea Stefani.
MJAFT: QEVERIA PO PËRDHOS GJYQËSORIN
Përfaqësuesi i Mjaft tha se “ Gjykata ka dhënë dy p4ecendentë të rrezikshëm, atë të Gërderit dhe 21 janari. Politka ka treguar qartazi që gjyqësorin e shikon si një vegël të rëndomtë. I bëjmë apel qytetarëve dhe jo më politikës. Të krijojmë një sinqeritet dhe ta shohim në sy këtë shkelje dhe të mbrojmë ligjin e t’i japim të ardhmen vendit. Qeveria po përdhos gjyqësorin”
vijon