E Diel, 1 Nëntor 2026

21 janari Danimarka i jepmbeshtetje kryeprokurores

Te tjera rreth shkrimit Ina Rama Si trembem Berishes TIRANE- Prokororja e Pergjithshme Ina Rama ka marre sot mbeshtetjen edhe te ambasadorit te Danimarkes ne Tiranes Z. Karsten Jensen per punen e saj por dhe per hetimin e ngjarjeve te 21 janarit. Takimi mes kryeprokurores Ina Rama dhe ambasadorit Jensen vendi i te cilit ka kreun e rradhes se Presidences se BE eshte zhvilluar sot paradite.

Takimi pati si teme kryesore pavaresine e institucioneve te drejtesise dhe rolit te tyre ne forcimin e shtetit te se drejtes dhe u vleresua performanca e Prokurorise Shqiptare si nje nga hallkat e rendesishme ne ruajtjen dhe zbatimin e ligjit. Mbeshtetja tek ligji zbatimi me rigorozitet i tij dhe shmangia e cdo ndikimi ekstraligjor nga organet e drejtesise eshte nje nga kushtet themeltare te funksionimit te shtetit te se drejtes dhe te demokracise ne vend. ndash thuhet ne njoftimin per shtyp te Prokurorise se Pergjithshme.

Mesohet se gjate bisedes eshte diskutuar dhe per nje hetim te plote dhe te gjithanshem te proceseve te ndryshem sic jane ato qe lidhen me ngjarjet e 21 janarit transparenca dhe efektiviteti ne gjykim.

Gjithashtu u diskutua rendesia se secili institucion duhet dhe e ka per detyre te punoje ne menyre te pavarur bazuar ne ligj dhe jashte cdo nderhyrjeje per te garantuar shtetin e se drejtes. Mbi kete baze ambasadori shprehu mbeshtetjen e tij per Prokurorine Shqiptare dhe punen profesionale te kryer prej saj si dhe vleresoi bashkepunimin midis instutucioneve te akuzes te dy vendeve.- mbyllet njoftimi per shtyp i prokurorise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›