E Diel, 1 Nëntor 2026

21 janari, “Lëvizjet e Berishës, për të deformuar çështjen”/ Meçe: Përdorimi i audios, metaforë për shtyrje dhe bllokim

Në fokusin e panelit të ‘Real Story’ ishte çështja e 21 janarit, një prej dosjeve më të rëndësishme që pluhuroset nga vitet që kalojnë, por thërret për drejtësi të munguar.

Analisti Arben Meçe tha se lëvizjet e Berishës janë që të deformojë këtë çështje dhe se përdorimi i audios është metaforë për shtyrje dhe bllokim.

“Prokuroria ka bllokuar hetimet se ka gjetur një ngërç. Çdo tentativë për ta rikthyer çështjen tek ajo audio, kam frikë që po e bllokon çështjen.

Lëvizja e Berishës është që të deformojë këtë çështje të rëndësishme për të. 21 janari ka nisur si çështje me ato prova dhe janë të mjaftueshme për ta kryer këtë akt.

Përdorimi i audios është një metaforë për ta shtyrë dhe bllokim.

Për personat që janë pjesë e audios dhe që flasin, Prokuroria nuk i ka marrë të regjistrojnë zërat për të bërë dhe identifikimin e tyre. “  / abcnews.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›