21 janari Prendi dhe Llupo te pafajshem

Gjykata e Tiranës shpalli të pafajshëm tre të pandehurit në procesin e
21 janarit, ish-komandantin e Gardës Ndrea Prendi, gardisin Agim Llupo
dhe shoferin e Gardës Margarit Kume.
Gjykata rrëzoi akuzën për vrasje në rrethana cilësuese ndaj të pandehurve në procesin e 21 janarit, ndërsa në vendim u shpreh se Prokuroria nuk dha prova direkte që vërtetojnë akuzën e vrasjes.
"Të pandehurit kanë qenë në mbrojtje të institucionit të Kryeministrisë", thuhet në vendim.
Prokuroria në pretencën e saj kërkoi 25 vjet burg për Llupon dhe 23 vjet burg për Prendin, ndërsa vlerësoi se Kume ishte i pafajshëm.
Avokati i Ndrea Prendit, Genc Gjokutaj tha për mediat pas seancës gjyqësore se është i lumtur për vendimin dhe se Gjykata provoi se profesionalisht është në nivelin e atyre të huaja për cështje te ngjashme.
Para kësaj gjykate, palët në proces dëgjuan me cilësinë e dëshmitarëve rreth 50 persona. Ndërkohë, në seancën e djeshme, avokatët mbrojtës të të pandehurve Prendi dhe Llupo, lexuan konkluzionet përfundimtare, duke mbështetur pafajësinë e tyre në dy vendime të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, të cilat i sollën për analogji para togave të zeza, ku punonjësit e shtetit në mbrojtje të institucioneve të rëndësisë së veçantë kanë shkrepur edhe armët. Ndërkohë, Prendi, Llupo dhe Kume, thanë dje se “kërkojmë drejtësi”.
Avokati i Ndrea Prendit
Avokati i Ndrea Prendit kerkoi pafajësi për ish-shefin e Gardës së Republikës, pasi sipas tij, provat dhe faktet konfirmojnë se është i pafajshëm. Sipas avokatit Genc Gjokutaj, Prendi respektoi planin që ishte hartuar dhe rregulloren për mbrojtjen e objekteve me rëndësi. “Më 21 janar, nga ora 14:00, Garda është gjendur e sulmuar nga protestuesit. Protestuesit synonin të hynin në Kryeministri dhe disa prej tyre kanë hyrë deri në perimetrin e institucionit të Kryeministrisë. Sulmi ka qenë i mirorganizuar nga protestuesit më 21 janar 2011. Nuk është hetuar sulmi ndaj Gardës dhe kjo ka ndodhur për faj të Prokurorisë. Jemi të bindur që Garda më 21 janar ka mbrojtur rendin kushtetues, që u cenua nga protestuesit. Praktika të tilla njihen në eksperiencën botërore. Garda përdori çdo mënyrë për të qetësuar protestuesit, siç e njohin parimet e konventat ndërkombëtare”, tha avokati, ndërsa theksoi në mbrojtje të klientit të tij, “kur Garda filloi të qëllonte në ajër, Prendi urdhëroi të mos hapet zjarr”. Gjokutaj theksoi më tej se qëllimi i Gardës nuk ka qenë dëmtimi i protestuesve, por mbrojtja e Kryeministrisë. “Garda ka qëlluar vetëm në ajër, akuzat e prokurorisë të montuara keq. Më 21 janar 2011, për 5 orë, u vu në rrezik jeta e Kryeministrit. Demonstruesit u paralajmëruan në përputhje me rregullat që ka Garda. Hetimet e prokurorisë ndaj Ndrea Prendit janë absurde, pasi akuza nuk evidenton sulmin që u bë ndaj Gardës dhe institucioneve. Prokuroria nuk vërteton dot se Ndrea Prendi ka qëlluar drejtpërdrejt mbi Faik Myrtajn” është shprehur avokati Gjokutaj, i cili kërkoi shpalljen të pafajshëm për klientin e tij.
Mbrojtja e Llupos
Besnik Çerekja, avokati i Agim Llupos, tha se klienti i tij nuk qëlloi me armë drejt turmës, por në ajër, ashtu siç parashikojnë dispozitat ligjore. “Qëllimi i Llupos nuk ishte dëmtimi i protestuesve, por trembja e tyre. Më 21 janar ka pasur sulm ndaj Gardës, gjë që nuk është marrë parasysh nga akuza, sulm ku vu në rrezik dhe jeta e gardistëve. Ligjërisht, Garda kishte të drejtë të qëllonte atë ditë, por kjo nuk ka ndodhur, është qëlluar vetëm në ajër”, tha avokati, i cili kërkoi pafajësi për Llupon. Avokati Besnik Çerekja tha se vrasja e Ziver Veizit ka ndodhur nga një plumb rikoshet. “Në aktin e ekspertimit të datës 7 shkurt 2011, të kryer mbi predhën e gjetur në trupin e të ndjerit Ziver Veizi, rezulton se predha paraqet një dëmtim në njërin krah, në pjesën cilindrike të saj, që është një ngjeshje e sipërfaqes në formë ulluku, me drejtim gati në kënd të drejtë me boshtin gjatësor të predhës. Mikrorelievi i pesë gjurmëve të vjaskave të evidentuara në këtë predhë paraqet karakteristika me vlera identifikuese, ndërsa njëra prej tyre nuk paraqet karakteristika me vlera identifikuese për shkak të lakimit të saj, si rezultat i ngjeshjes së shkaktuar nga takimi me ndonjë objekt gjatë trajektores së saj”, deklaroi avokati Besnik Çerekja. Sipas tij, mbetet ende për t’u sqaruar fakti përse asokohe prokuroria nuk ngre një pyetje për ekspertin, me qëllim për të sqaruar domethënien e ngjeshjes së pranishme në predhë dhe të faktit se eksperti pretendon që ngjeshja është pasojë e goditjes së predhës me një objekt që i ka ndryshuar trajektoren fillestare. Sipas avokatit, në aktin e dytë, sipas ekspertimit mjekoligjor nr. 26, datë 21 janar 2011 mbi trupin e të ndjerit Ziver Veizi, është sqaruar se “drejtimi i predhës ka qenë nga lart poshtë”.