E Shtunë, 31 Tetor 2026

21 janari Rama Pro heqjes se imunitetit te 3 deputeteve

Kreu socialist Edi Rama deklaroi se në seancën parlamentare të së enjtes, PS do të votojë pro heqjes së imunitetit të tre deputetëve socialistë, duke theksuar gjithashtu edhe njëherë tjetër mbështetjen e Prokurorisë për zbardhjen deri në fund të ngjarjeve të 21 janarit.

"I falenderoj deputetët për qëndrimin e qartë publik, vënia e tyre me vullnet të lirë në mbështetje të hetimit të 21 janarit e nderon PS dhe këtë grup parlamentar.E mbështesim pa kusht hetimin dhe Prokuroren e Përgjithshme që gjendet përballë një presioni barbar", tha Rama, në mbledhjen e grupit kuvendor socialist.

Kreu socialist theksoi se përgjegjësit e ngjarjeve të 21 janarit duhet të marrin ndëshkimin sipas ligjit.
Hetimet e 21 janarit
"21 janari, kompetente prokuroria"
Prokuroria kërkon burg për Prendin
“Ina Rama, pjesë e PS-së”

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›