21 janari familja e Aleks Nikes i dergon leter te hapur Sali Berishes
Amelia eshte 2 vjec ndersa Mentila 5 muajsh. E madhja flet dhe ka nisur te kuptoj se babai po vonon te kthehet ne shtepi. E dyta ende. Nje te diel me pare televizionet transmetuan 25 here nje kronike se si nje baba i ri i sjellshem mori vajzen e tij per dore bashke me gruan e veshur me 20 mije euro rroba dhe aksesore dhe shkuan te shikojne ne Teatrin e Kukullave perrallen e Mamadhise dhe 7 kecave.
E bombarduar me pamje te moshatareve te saj qe shkojne ne teater ani pse ne menyre teatrale me prinderit e tyre te qeshur qe bejne sikur i duan gjithe femijet ne ate salle Amelia u ngrit befas e merzitur nga kolltuku dhe thirri Dua edhe une babin. Te gjithe ne te tjeret qe tani jemi derrmuar nga vrasja e djalit tone me 21 Janar kemi mbi tre muaj qe perpiqemi te kemi nje pergjigje per keto dy vajza jetime.
Babai i tyre u vra me 21 Janar ne Bulevard. Por ky shpjegim i thate nuk mjafton per dy vajzat jetime. Ato natyrisht duan te dine gjithcka. Duan te dine pse ajo vajza bionde qe ka lindur ne Holande eshte e qeshur dhe e lumtur duke shkuar me babin dhe nenen e saj te pasur duke pare kukulla dhe pse ajo smund ta bej ate. Ato ende nuk e kuptojne se ai djale i qeshur buzagaz i dashur me femijet e tjere ne salle i ka lene jetime.
Ne ende nuk kemi si tia shpjegojme kete gje se jane te vogla. Une qe kam kete drame jam xhaxhai i Aleks Nikaj dhe jam pjese e kesaj drame te perditeshme ne familjen tone. Familja dhe te afermit po perpiqen perdite te gjejne force per te mbijetuar por e vetmja shprese qe gjithcka te mund te degradoj eshte drejtesia.
Une jam i thyer ne moshe dhe e di mire pse eshte vrare Aleksi. E njoh mire njeriun qe u krenua me vrasjen e tij Sali Berishen dhe duke njohur ate njoh mire dhe njeriun qe perdori per keto vrasje Lulezim Bashen. Mes makthit te vdekjes se Aleksit ne javen e pare kur ai mbijetoi deri sa vdiq ne Turqi mua dhe familjes se Aleksi do te na duhej te duronim dhe fyerjet per te do te na duhej te duronim mburrjet makabre te Sali Berishes qe ishte gati te vriste jo 3 jo 30 por 300 nese shkeleshin institucionet.
Ato dite nuk do ti harrojme kurre. Nena e Aleksit errej dhe gdhihej ne shkalle me sy nga rruga duke pritur mandaten ndersa ne me sy te ngrire nga ekranet se mos Sali Berisha vazhdonte te fyente gjakun e pafajshem te djalit tone.
Po te drejtohem ne emer Sali Berisha dhe ty Lulezim Basha. Keshtu do tu drejtohem derisa drejtesia te vihet ne vend pasi nuk kam ndermend tu njoh per kryministra apo ministra por thjesht si njerez qe me keni borxh gjakun e Aleksit. Ne jemi duke pritur qe drejtesia te veproj dhe ju te merrni pergjegjesi per ate qe keni bere.
Ne ethet e kesaj fushate elektorale ju po perpiqeni te votebesoni shoqerine shqiptare pro apo kunder gjakut te djalit tone po perpiqeni te perdorni emocionet politike per te marre pafajesine politike per ate qe keni bere. Gaboheni rende.
Drejtesia per gjakun e djalit tone nuk vihet nga fushata elektorale dhe as nga perpjekjet tuaja per blere voten popullore qe te harrohen krimet. Drejtesine per gjakun e pafajshem te Aleksit e vendos vetem drejtesia dhe ju na kini fyer rende duke na ofruar si alternative te se ardhmes pergjegjesit e kesaj tragjedie.
Dy mbesat e mija te mbetura pa baba as qetesohen dhe as merziten nga fitorja apo humbja e Lulezim Bashes ne Tirane por trishtohen nga mungesa e perjetshme e babait ne shtepine e tyre dhe duan drejtesi. Ndryshe nga dy mbesat e mija mbesat dhe nipat e tu Sali Berisha kane plot pare kane vila dhe pasuri kane mundesi te udhetojne gjithe boten dhe jetojne te lumtur.
Mbesat e mija nuk ja kane lakmi ne fatin e nipave dhe mbesave te tua por nuk kane per te ta falur kurre fatin qe ti u imponove duke i lene pa baba nese pengon drejtesine te shkoj ne vend.
shte mire ti japesh shans te vertetes dhe te mos manipulosh ende me vdekjen e babait te tyre. shte mire ti dorezosh drejtesine armen qe vrau njeriun qe qelloi njeriun qe urdheroi dhe njeriun qe komandoi gjithcka.
Ne nuk do te reshtim se kerkuari drejtesi per Aleksin me te gjitha rruget ne te gjitha gjykatat me gjithe miqte dhe aleatet tane deri dhe me gjykatat perendimore.
Ti Sali Berisha dhe Lulezim Basha duhet ta dini mire se Aleks Nika ishte djali i shtepise sone babai i dy vajzave te mitura djale i nje nene qe po plas nga deshperimi. Ai nuk ishte as i Bamir Topit as i Ina Rames as i Edi Rames dhe as i pucisteve qe ju shpiket per te mbuluar te verteten e vrasjes.
Ti Sali Berisha nuk mund te na besh dot karshillek as me ligje as me politike dhe as me pseudointelektuale e pseudomirditore si Frrok Cupi Mark Marku dhe te tjere qe kane shit shpirtin e tyre per tu bere avokate te atyre qe derdhen gjak te pafajshem ne nje vend qe thone se synon te hyj ne Evrope.
Ti Sali Berisha bere cfare munde ta poshterosh vdekjen e tij duke sjell si armik i tij dhe kur ai ishte duke vdekur. Shkuat ne Spital dhe nuk i hodhet as syte shperbleve gardistet qe e vrane dhe turperove nje komandant garde qe nuk la as gruan e vet te vinte te ndahej me Aleksin qe e kishte djale dajoje.
Ti u tregove shpirtzi dhe cinik duke ftuar ne mbledhje te qeverise publikisht Shakiren te vinte te kendonte per mortin e djalit tone. Keto nuk ti kemi harruar por dije se nese vazhdon te pengosh gjykimin dhe hetimin tend dhe bashkepunetoreve te tu ne kete krim ne nuk do ta falim kurre.
Ti Sali Berisha dhe vartesi yt Lulezim Basha keni seleksionuar ne kete vrasje Aleks Nikaj si djale te vetem qe nuk ka kush ti marr hakun. Ne po kerkojme qe drejtesia te veproje dhe nuk deinkurajohemi as nga trembja qe ti i ke bere Presidentit te Republikes apo Kryeprokurores.
Une jam ende i tronditur nga deklarata e Presidentit qe tha se ky krim nuk duhet te kishte ndodhur a thua se kjo eshte ceshtje morale dhe jo ligjore. Ne te vertete detyra e tij eshte te reagoj duke mbrojtur Kushtetuten dhe lirine e qytetareve per te demonstruar duke cuar para drejtesise fajtoret dhe zbardhjen e krimit.
Ti Sali Berisha dhe vartesi yt Lulzim Basha po shpikni lloj konfliktesh me Presidentin kryeprokuroren dhe institucione te tjera me qellim qe te keni nje alibi per vonesen e se vertetes. Lulezim Basha ka shpetuar nje here nga drejtesia duke sajuar sherre te tilla dhe duke shtyre afatet e hetimit. Por gabon se mund te shpetoj gjithmone me te njejten menyre.
Masakra e 21 Janarit eshte veper kriminale me rrezikshmeri te larte shoqerore dhe eshte paksa dyshues fakti qe ai nuk ju besua Prokurorise se krimeve te renda megjithe respektin qe kam per grupin e prokuroreve qe po heton. Ju nuk mund ta mbyllni kete histori pa na treguar vrasesin dhe shkakun e vrasjes.
Ti Sali Berisha dekonspirove veten qe je i perfshire i gjithe ne kete krim pasi fillimisht hodhe versionin qe kishe pergatit paraprakisht qe viktimat i vrau opozita. Pastaj tentove te mashtroje me mjeket e Spitalit Ushtarak. Kur te gjitha alibite te rane thirre ne ndihme miqte e tu politike ne Perendim dhe u shpjegoje se kishe qendruar 5 ore i rrethuar dhe se vrasjet ishin legjitime.
Fal Zotit miqte e tu ne Perendim qe ti perdor ne ekrane te blera ne Tirane i sfumoi deklarata e pergjegjshme e presidentit francez Sarkozi i cili e beri te qarte se Perendimi nuk toleron asnje vrasje qytetari qe proteston ne Evrope.
Ty Sali Berisha te mbeti turpi i perpjekjeve te deshtuara per te prodhuar nje legjitimitet nderkombetar per vrasjen e Aleksit dhe tri qytetareve te tjere shqiptare.
Ti Sali Berisha ke boll miq ne Turqi dhe sidomos ne politiken turke. U ke dhene gjysmat e pasurise se shqiptareve perfshi Telekomin dhe bankat. Shpresoj mos te jesh duke e perdorur kete miqesi per te penguar ardhjen proves per djalin tone nga Turqia. shte mire ta ulsh drejtesine te bej punen e saj edhe pse boll e ke penguar dhe me kaq sa ke bere.
Ne konceptin tend duket sikur ne jemi duke kerkuar nje deklarate noteriale per te pranuar krimin si ato qe ti sajoje muaj me pare nga shoket e djalit tend kunder opozites. Jo. Ne po kerkojme te hetohet direkt apo indirekt me prova dhe deshmitare qe te shkohet tek e verteta pa pasur nevoja per deklarata noteriale te vrasesit.
Tre muaj me pas ne dime thuajse gjithcka ka ndodhur aty brenda. Kemi mesuar kush ja ka nxire syrin Andrea Prendit nen presionin e hapjes zjarr mbi turmat dhe po ashtu kemi mesuar per prezence civilesh te armatosur ne korridoret e tua.
Prokuroria besoj e ka me te lehte se ne te provoj se dy njerezit qe qendronin ne katin e dyte pas xhamave te blinduar Sali Berisha dhe Lulzim Basha komanduan Andrea Prendin dhe nen presionin e paramilitareve qe ishin brenda ne godine te merrte persiper hapjen e zjarrit i cili ka shkaktuar vdekjen e 4 qytetareve.
Tani pervec anes tragjike qe ka vrasja e kater qytetareve ana barbare e kesaj historie eshte se ata qe urdheruan vrasjet kane urdheruar dhe fshehjen e armeve fshehjen e filmimeve dhe fshehjen e autoreve qe hapen zjarr mbi qytetaret. Dhe ketu rrethi ngushtohet tek dy njerez Sali Berisha dhe Lulzim Basha.
Ne fund kisha disa fjale dhe per opoziten dhe liderin e saj Edi Rama. Te gjithe e dime se kur nje qeveri vret popullin e vet asaj i mbaron kontrata me qytetaret dhe i dorezohet drejtesise. Ne rastin konkret qeveria refuzoi ta bej kete dhe opozita nuk arriti ti imponoj qofte dhe me force.
Une e kuptoj se shume faktore nderkombetare u manipuluan per te ruajtur ate qe quhet stabilitet por te gjithe e kuptojme se kjo eshte sikur te mbulosh zjarrin me hi. Asgje me te pasigurt nuk ka ne kete vend se te perpiqesh te ndertosh stabilitet mbi trupat pa jete te viktimave qe kerkuan drejtesi.
Demonstrata e 21 Janarit u thirr nga opozita dhe ata qytetare qe dolen ne rruge ishin te ndergjegjshem per ate qe benin. Por ata u vrane. Opozita eshte vrare dhe ajo duhet te gjej rruat e saj per te rikthyer dinjitetin dhe drejtesine ne vend.
Per ne qe jemi vrare dhe na mungojne njerezit tane ne shtepi nuk kane me kuptim as zgjedhjet dhe as perbetimet per drejtesi derisa drejtesia te mos filloj te funksionoj per te na dhene shprese. Asgje nuk eshte me e rendesishme se jeta e atyre qe iken dhe opozita shqiptare duhet ta bllokoj kete teater qe luhet ne emer te demokracise permes Ujkut dhe kecave te trembur brenda shtepise.
Gjithe veprimet e qeverise pas 21 janarit gjithe paniku i tyre per te fshehur provat gjithe mobilizimi i milionave per te blere zera ne Perendim pro vrasjeve gjithe perpjekjet per te perdorur keto zgjedhje per te pastruar historine e vrasjeve politike dhe gjithe paraliza e drejtesise ne kete drejtim provojne fajeson e Sali Berishes dhe Lulezim Bashes ndaj opozita nuk duhet te dorezohet para ketij fakti ndryshe do te duket sikur Berisha dhe Rama po e hedhin ne vote pafajesine dhe drejtesine per Aleksin dhe tri te varet e tjere.
. . .
Me 21 Prill vdiq dhe nena ime gjyshja e Aleksit. Nuk ishte e semure por dhimbja per Aleksin i plasi zemren. Ky ishte nje tjeter lajm i keq per familjen tone. Por mos mendo se do te vdesim te gjithe ne shtrat duke pritur pa fund drejtesine. Do te dime jo vetem ta presim me dinjitet por dhe ta shtyjne perpara me dinjitet kohen kur te ndjehemi te lire per shpirtin e Aleksit ngjitur ne qiell. Dhe i lire njeriu ndjehet kur drejtesia vihet ne vend.
Autori avokat Mark Nikaj eshte xhaxhai i Aleks Nikajt nje prej kater demonstruesve antiqeveritare te vrare me 21 janar 2011
GALERI FOTO
Foto 1 Aleks Nika i vrare me 21 janar
Foto 2 Dy femijet e Aleks Nikes
Foto 3 Lulzim Basha dhe Sali Berisha