E Shtunë, 31 Tetor 2026

21 janari zbulohet video e re ku gardistet qellojne me pistolete

TIRAN - Efektivet e Gardes se Republikes nga oborri i kryeministrise diten e demonstrates se 21 janarit pervec se kane qelluar me arme te llojit MP-5 te kalibrit 9 mm dhe me plumba manovre te armes Kallashnikove kane qelluar dhe me pistoleta te kalibrit 9 mm.


Ky lajm jo vetem konfirmohet nga burimet zyrtare te Prokurorise se Pergjithshme por provohet edhe nga disa pamje filmike te regjistruara diten e demonstrates pjese nga te cilat Shekulli po boton sot.


Fotot per shkak te formatit bardhezi ndoshta krijojne probleme ne identifikim por ne videon qe eshte tashme ne duart e hetuesve duket qarte se paku njeri nga efektivet e njesise speciale te Gardes se Republikes duke qelluar me pistolete.


Keto pamje jane arsyeja qe grupi hetimor i dosjes se 21 janarit javen e kaluar ka zbritur ne komanden qendrore te Gardes se Republikes duke sekuestruar me vendim te prokurorit 32 pistoleta te kalibrit 9 mm. Te gjithe keto pistoleta diten e demonstrates se 21 janarit kane qene ne brezat e efektiveve te njesise speciale te Gardes se Republikes.


Pistoletat qe shtijne ne videon 14 minuteshe duken ne minuten e 6 dhe te 11 te saj. Keto pistoleta mund te jene celesi i zberthimit te enigmes se 14 gezhojave te 21 janarit te cilat nuk rezultonin te shkrepura nga MP-5 megjithese ishin te kalibrit 9 mm.


Pistoletat pritet ti nenshtrohen ekspertimit balistik e krahasues me 14 gezhojat e gjetura ne pjesen veriore te oborrit te kryeministrise bashke me 117 gezhoja te nxjerra nga armet e grupit te zjarrit mes te cileve shtetasit Agim Llupo Gazmend Ahmetaj Mark Nikolli dhe Sadik elaj.


Sipas burimeve nga prokuroria te 32 pistoletat do ti nenshtrohen ekspertimit per te gjetur autoret e shkrepjes se 14 plumbave rezultate te cilat pritet te sjellin te dhena te reja.
Nga pamjet filmike qe vetem nje media ka filmuar duken qarte dy efektive te Gardes. qe qellojne me pistoleta.


Nuk identifikohen drejtperdrejt nga pamjet pasi jane te maskuar dhe me skafander ne koke- thuhet nga burimet e prokurorise. Per kete arsye keta dy persona pritet te identifikohen nga kryerja e ekspertimit balistik e krahasues me gezhojat e gjetura ne oborrin e kryeministrise.


Po keto pistoleta pritet te krahasohen edhe me predhen e gjetur ne trupin e viktimes Faik Myrto per te cilin ekspertet e Policise Shkencore deri me tani nuk kane zbuluar se nga cila arme ka ardhur. Gjithashtu keto pistoleta nese do te vije predha qe i eshte hequr nga koka viktimes Aleks Nika do te krahasohen edhe me te.


Nderkaq prokuroria i ka kthyer Gardes se Republikes 25 arme te llojit MP-5 te sekuestruar kohet e fundit. Edhe ato u ekspertuan lidhur me 14 gezhojat e gjetura ne oborrin e kryeministrise.


Ekspertet e Institutit te Policise Shkencore deri me tani me kerkese te Prokurorise kane kryer ekspertimet balistike e krahasuese te 76 armeve te llojit MP-5 te kalibrit 9 mm qe efektivet e Gardes kishin ne perdorim diten e demonstrates.


Prej ketyre jane kthyer tashme rreth 66 prej tyre ndersa te tjerat jane mbajtur per tu krahasuar edhe me predhen e hequr nga koka e viktimes Aleks Nika qe nderroi jete ne Turqi - thane burimet e akuzes.


Sipas ketyre te fundit mesohet se me date 22 shkurt prokuroria sekuestroi 51 arme te llojit MP-5 nga te cilat rezultoi se vetem kater prej tyre kane qelluar ne drejtim te turmes se demonstruesve dhe ne ajer. Ndersa te tjerat rezultuan se nuk kane shkrepur asnje plumb.


fare permban video 14 min

Video qe publikohet sot ne Shekulli eshte nje nga provat e reja te grupit hetimor te prokurorise per vrasjen e kater protestuesve me 21 janar nga punonjesit e Gardes se Republikes. Ajo eshte rreth 14 minuta e gjate. Fotot e nxjerra nga kjo video tregojne gardiste qe shtijne me pistoleta. Ne minuten e gjashte te videos shfaqet punonjesi i pare i Gardes qe qellon me pistolete. Ne minuten e 11-te shfaqet nje punonjes tjeter i gardes qe qellon me kete arme.


Videoja perfshin brenda minutazhit te saj edhe momentet trahjike te vrasjes se te ndjerit Ziver Veizi por ne nje tjeter kend-pamje. nga ana e piramides. Ne vide shihet se ne pikerisht ne momentet kur Veizi rrezohet ka levizje te shpejta dhe nje intensitet te larte te shtenash nga gardistet e grupit te zjarrit.


Duket sikur kane marre njeherazi te njejtin urdher. Ne nje tjeter moment ne video shfaqet vrasja e Aleks Nikes. Ai sapo eshte qelluar me arme dhe po mbahet ne krahe nga protestuesit e tjere te tmerruar qe therrasin per ndihme.

PROKURORIA

Keto pamje te panjohura deri me sot pritet te hedhin drite mbi enigmen e 14 gezhojave qe jane gjetur ne oborrin e kryeministrise nga ana e Piramides por qe nuk rezultonin te nxjerra nga MP-5-at. Prokuroria Do te krahasohen me predhat qe vrane Aleks Niken dhe Faik Myrton



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›