21 qershor, solstici i verës, dita më e gjatë e vitit

Solstiku apo solstici apo ndryshe “Diellndalimi”, është çasti kohor i vitit në të cilin boshti tokësor arrin pjerrësinë më të madhe dhe më të vogël ndaj diellit. Sot dielli lindi në orën 05:07 minuta dhe do të perëndojë në 20:17, gjithsej 15 orë, 9 minuta e 48 sekonda.
Solstici, ndodh dy herë në vit, 21 qershor, që quhet diellndalimi veror (solstici i verës), dhe më 21 dhjetor, i cili quhet diellndalimi dimëror (solstici i dimrit).
Solstici i verës është dita më e gjatë e vitit dhe për pasojë nata më e shkurtër. Solstici dimëror ndodh më 21 dhjetor dhe shënon ditën më të shkurtër dhe natën më të gjatë të vitit. Solstici së bashku me baraznatën lidhen me përcaktimin e stinëve të vitit.
Edhe pse stina e verës është në muajin e parë, pas datës 21 qershor ditët janë ende më të gjata sesa nata ndërsa fillojnë të shkurtohen edhe pse në mënyrë të pandjeshme.
/rtsh.al/