22 “dhuratat” e kryetarit të Shtimes

Pas një analizë të detajuar të ngecjeve dhe dështimeve në Komunës së Shtimes, Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Shtime, në prag të vitit të ri, ka zhvilluar një aktivitet simbolik përmes të cilit ka paraqitur të gjitha dështimet e projekteve te premtuara nga Kryetari Komunës, Naim Ismajli.
Ky aktivitet hedhë poshtë të gjitha retorikat boshe të pushtetit lokal të kësaj komune, pushtet ky që funksion në bazë të klaneve partiake e nepotizmit, pushtet që është në shërbim të grupeve të caktuara e jo në shërbim të qytetarëve.
Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Shtime ka ngritur zërin gjithmonë kur janë shkelur parimet demokratike të qeverisjes si dhe të drejtat vitale të qytetarëve. Ne do të vazhdojmë ta luftojmë këtë pushtet të padrejtë, me të gjitha forcat dhe me të gjitha mjetet demokratike, në shërbim të mirëqenies së qytetarëve dhe zhvillimit të gjithëmbarshëm të komunës sonë.
Me këtë qeverisje, Komuna e Shtimes dita më ditë po varfërohet, po rritet numri i atyre që jetojnë në varfëri te skajshme, po shtohet numri i punë kërkuesve, po shkatërrohet arsimi, shëndetësia, kultura, rinia, sporti etj.
22 “dhuratat” e Kryetarit të Komunës së Shtimes, u janë dedikuar qytetarëve për Vitin e Ri 2013./Indeksonline/