E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

22-vjeçari në Korçë dhunon babain e tij të pajisur me urdhër mbrojtje, prangoset nga Policia

Një 22-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se 22-vjeçari është banues në fshatin Bregas të Korçës.

Po ashtu bëhet e ditur se i riu ka ushtruar dhunë ndaj të atit, megjithëse ky i fundit ka qenë i pajisur me urdhër mbrojtje.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme proceduriale.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin E. Q., 22 vjeç, banues në fshatin Bregas, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij, i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme proceduriale.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›