22 vjetori i themelimit të PD, Berisha nga Berati: Muri i bllokimit do shembet përfundimisht më 23 qershor
Kryeministri apel Ramës se nuk mund të bllokojë rrugën e integrimit
Nga Berati mijëravjeçar kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje Ramës se nuk të të bllokojë kurrë rrugën e integrimit, sepse qytetartë shqiptarë do ta shembin përfundimisht murin e bllokimit më 23 qershor. “Nga Berati mijëravjeçar do t’i them Edi Ramës se duke shkelur mund t’u ndërtosh pallate, t’u zësh lulishten qyettrarëve, por nuk mund të bllokosh kurrë rrugën e integrimit. Murin që ke ngritur për të bllokuar statusin do shembet përfundimisht më 23 qershor”-apeloi kryeminsitri. Duke folur në 22 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike në qytetin e Beratit Berisha akuzoi Ramën se është i vetmi politikan evropain që përdor pushtetin e qytetarëve për të bllokua rproceisn e integrimit. “Packa se bërtet çdo ditë për papunësi bllokon qindra mijëra euro të Këshillit Evropian që do i takonin Shqipërisë me marrjen e statusit të vendit kandidat”- vijoi ai.
Boshti i jugut në fokus të mandatit të tretë
Kreu i qeverisë garantoi qytetarët e Beratit se boshti i jugut do të jetë në fokus të mandatit të tij të ardhshëm, për të bërë të mundur shtrimin e cdo rruge dhe rrugice në këtë qytet. “Kërkojmë votën tuaj për projektin më të mirë për 4 vjecarin e ardhshëm, për krijimin e standardeve më të mira në vend. Në dy vitet e ardhshme do përmbyllim infrastrukturën. Po ecim nga Dumreja drejt Beratit. Boshti i jugut është fjala ime. Ata që duan ta shohin Shqipërinë të shtrirë për dhe u them se Shqipëria është ngritur në këmbë, vrapon dhe sdo ndalet kurrë. Kjo mazhorancë ka investuar më shumë se cdo mazhorancë tjetër, se të gjitha mazhorancat e rajonit të marra sëbashku në infrastrukturë, kemi investuar më shumë se cdo mazhorancë në arsim, kemi shpërndarë të ardhur, kemi nxitur prodhimin, kemi krijuar qindra e mijëra vende pune” tha ai.
Berisha: PD forca e lirive dhe të drejtave
Në 22vjetorin e themelimit të degës së PD-së në qarkun e Beratit, kryeministri u shpreh se partia që ai drejton vjen sot si forca kryesore e e të drejtave dhe lirive, si forca e parë opozitare e ndryshimit të epokave. “PD bëri që shqiptarët të lënë mbrapa sistemin e skllarvërimit të partisë Komunisite dhe të nisin rrugën e lirisë dhe integrimit. Trashëgimia jonë këto 20 vite është trashegimi lirie, të drejtash, zhvillimi dhe integrimi. PD do shndërrohej në lokomotivën e fuqishme për integirmin në familjen e madhe evropiane”- u shpreh kreu i qeverisë. Në këtë ditë kjo forcë politike u shtua me 300 anëtarësime të reja, ku 22 prej tyre u paraqitën në mënyrë simbolike. Gjatë fjalës së tij kryeministri përmendi edhe shumë nga arritjet ekonomike të qeverisë nën drejtimin e tij.
...