E Enjte, 5 Nëntor 2026

2300 ton naftë kontrabandë nga Libia/ Gjykata e Durrësit lë në burg 4 shtetasit e huaj

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg katër shtetasit libian, të cilët u kapën në port duke transportuar 2300 ton naftë kontrabandë.

Në burg, kanë mbeturshtetasit Zuhair Alkëaifi, Amad Abushala, Muayid Ali Altahir dhe Badr Teezini.

Mësohet se sasia e naftës që po sillej nga Libia në Shqipëri nuk korenspondonte me dokumentacionin.

Në dokumenta ishin shënuar më shumë litra sesa ishin në realisht në anije.

Porositësi i kësaj sasie nafte ende nuk është bërë e ditur nga ana e autoriteteve përkatëse.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›