E Diel, 1 Nëntor 2026

2500 gjoba në 21 ditë, parakalimet e gabuara kryesojnë shkeljet/ Monitorimi masiv në Dibër me dronë dhe radarë

Policia Rrugore gjobiti drejtuesit që shkelën rregullat e qarkullimit. Më shumë se 500 masa u vendosën për parakalime të gabuar.

Katër drejtues mjetesh kanë përfunduar në pranga në qarkun e Dibrës gjatë 21 ditëve të para të shtatorit, ndërsa një tjetër është proceduar penalisht në gjendje të lirë për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Sipas Policisë Rrugore Dibër, gjatë periudhës 1–21 shtator kontrollet janë intensifikuar në të gjitha akset e qarkut me dronë, radarë dhe makina inteligjente, me fokus parandalimin e aksidenteve dhe menaxhimin e trafikut.

Gjatë kësaj periudhe janë vendosur gjithsej 2.506 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Konkretisht, 523 gjoba janë vendosur për parakalime të gabuara, 14 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 395 për mosvendosjen e rripit të sigurimit, 45 për përdorimin e celularit gjatë drejtimit, 265 për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse, 28 për qarkullim me xhama të riveshur, 847 për ndalim ose qëndrim të gabuar dhe 389 për shkelje të tjera.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›