E Enjte, 5 Nëntor 2026

2.6 miliardë lekë për sigurinë ushqimore në projektbuxhetin 2025

TIRANË, 16 nëntor/ATSH/ Pr/buxheti i vitit 2025 për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, adreson një fond prej 2.6 miliardë lekë për sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit.

Sipas relacionit që shoqëron pr/buxhetin 2025, ky fond u kushtohet programeve për rritjen e cilësisë e standardeve të ushqimit, në përputhje të plotë me bazën ligjore të Bashkimit Evropian.

Strategjia e MBZHR-së për sigurinë ushqimore bazohet në parandalimin nëpërmjet vaksinimit, zgjerimin e akreditimit dhe validimin e metodave laboratorike, si dhe ndërgjegjësimin e të gjithë operatorëve.

Në 10 vitet e fundit mbështetja e qeverisë dedikuar sektorit bujqësor dhe zhvillimit rural ka bërë të mundur, te prekshëm dhe real zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit si dhe ruajtjen e dinamikës pozitive progresive të tij. /j.p/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›