26 vjet nga masakra e Studimes së Vushtrrisë

TIRANË, 2 maj/ATSH/ Sot mbushen 26 vjet nga koha kur në Studime të Vushtrrisë forcat kriminele serbe vranë 116 shqiptarë të pafajshëm.
Këta të fundit u nxorën nga kolona e qindra njerëzve që kishin marrë rrugë për Shqipëri. Nga dëshmitarët mësohet se 116 civilët u pushkatuan brenda dy orëve. Kjo ditë do të kujtohet sot me një akademi përkujtimore në Studime.
/Kosovapress/