E Diel, 1 Nëntor 2026

27 komuna te bllokuara

Numri i komunave të bllokuara është reduktuar në 27, nga 60 të tilla që u izoluan në ditët e para të reshjve të dendura të dëborës në fillim të muajit shkurt.

Sipas Drejtorisë Operacionale të Emergjencave Civile, të gjitha akset nacionale janë të kalueshme të segmenteve Qaf Mal-Qafë Shllak dhe Qafë Mal-Fierzë.

Numrin më të madh të komunave të bllokuara e kanë qarqet e Shkodrës dhe të Kukësit, ku gjendja paraqitet e vështirë. Sipas Drejtorisë Operacionale po punohet për hapjen e rrugëve që lidhin qendrat e këtyre komunave me rrugën nacionale nga forcat e ushtrisë si dhe nga drejtoritë rajonale të rrugëve.
 
Informacionet Moti i keq“Pas borës, rrezik përmbytjet”Dëbora, bllokime në Korçë, Skrapar e Dukagjin Emergjencat, 11 fluturime në zonat e bllokuara zyrtare të Ministrisë së Brendshme referojnë se në Qarkun e Korçës nuk ka asnjë komunë të bllokuar, por sipas mediave është raportuar se pavarësisht hapjes së rrugës, autokolonat bllokohen për shkak të vështirësisë së madhe që ka rruga.

Ndërkohë që fluturimet e emergjencave mjekësore kanë vazhduar. Gjatë të shtunës janë kryer gjashtë fluturime për emergjenca shëndetësore dhe dy të tilla gjatë të dielës. Ndërkohë që ndihmat në ushqime për ato komuna që vazhdojnë të jenë bllokuar kanë vazhduar.

Fluturimet për transport ndihmash janë përqrendruar në disa fshtara të Tropojës dhe të Peshkopisë.

Komunat e bllokuara:  

Shalë         Shosh         Shllak  
Pult        Kelmend    Iballë  
Fierzë        Blerim     Qelëz.
Shishtavec     Bushtricë    Grykë Çaje
Kalis        Surroj         Lekbibaj  
Llugaj         Bytyç         Arrën.
Kala e Dodës  Selishtë     Lurë,
Zall Reç     Ostren.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›