E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

27 vjetori i epopesë së UÇK/ Organizata e veteranëve: Nuk jemi njoftuar për organizimin

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së nuk janë njoftuar ende zyrtarisht për celebrimin e 27-vjetorit të Epopesë. Xhavit Jashari nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve deklaroi se nuk janë të vendosur nëse do të dërgojnë përfaqësues në Këshillin Shtetëror për celebrimin e Epopesë së UÇK-së, këshill ky i themeluar nga Qeverisë së Kosovës.

 “Nuk na ka kontaktuar askush deri më tani zyrtarisht dhe nëse na bëjnë kërkesë për të qenë pjesë e këtij manifestimi do ta fiskutojme bashkerisht tri organizatat edhe marrim një vendim”, deklaroni Jashari.

Ai shtoi se nuk kanë bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes, pas dorëheqjes së ish-ministrit, Armend Mehaj.

Qeveria ka themeluar Këshillin Shtetëror për celebrimin e 27-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili do të kryesohet nga ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Ndër të tjera, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së nuk mori pjesë në aktivitetet e organizuara nga Qeveria për 17-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›