E Hënë, 2 Nëntor 2026

29 Nëntori, Shqipëria feston 80-vjetorin e Çlirimit

Sot shënohet 80-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit nazifashistë.

Në këtë ditë janë parashikuar të zhvillohen aktivitete të ndryshme përkujtimore në nderim të dëshmorëve që ranë për atdheun.

Krerët e lartë të shtetit pritet të mbajnë homazhet në Varrezat e Dëshmorëve dhe të vendosin kurora lulesh në monumentin “Nëna Shqipëri”, statuja ku prej vitit 1971 personalitetet e vendit urojnë “Lavdi e përjetshme dëshmorëve të Atdheut”.

Prej 7 prillit të vitit 1939 e deri në nëntorin e 1944-ës, Shqipëria kishte qenë e pushtuar nga Italia dhe pas kapitullimit të saj, në vjeshtën e vitit 1943, vendi u sulmua nga forcat gjermane. Ushtria Nacionalçlirimtare e Shqipërisë, më 29 nëntor të vitit 1944, njoftoi edhe çlirimin e qytetit të fundit, Shkodrës.

Lufta e viteve ’40 e renditi Shqipërinë në krahun e koalicionit të madh antifashist botëror dhe e veçoi atë nga shtetet e tjera të Ballkanit, të cilat nuk arritën të çliroheshin me forcat e veta.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›