E Martë, 3 Nëntor 2026

29-vjeçarja humb jetën në Zvërnec në plazhin e Portonovës

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të premteje në plazhin e Portonovës, në Zvërnec të Vlorës, ku një 29-vjeçare dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e mbytjes në det.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 16:30 është raportuar se shtetasja A. Xh., 29 vjeçe, banuese në Shkodër, është mbytur gjatë kohës që ndodhej në det.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur veprimet procedurale.

Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe sqarimin e rrethanave në të cilat 29-vjeçarja humbi jetën.a.b

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›