3 gjermanet rrezikojne 20 vjet burg
Tre te dyshuarve per shperthimin te Zyra Civile Nderkombetare ne Prishtine, per te cilet pas arrestimit eshte thene se jane shtetas gjermane, u eshte dhene masa e paraburgimit me 30 dite nga Gjykata e Qarkut ne Prishtine. Shperthimi ka ndodhur ne mbremjen e 14 nentorit, sipas policise nga nje mjet i paidentifikuar, nga i cili jane demtuar xhama te katit te pare dhe xhama te tjere te nderteses. Vete te arrestuarit nuk kane pranuar akuzen. Nga ana tjeter mediat gjermane shkruajne se qe te tre personat jane pjesetar te sherbimeve sekrete. Disa zyrtare te sherbimit te inteligjences gjermane kane refuzuar te komentojne rreth ngjarjes. Mesohet gjithashtu se prokuroret e ceshtjes mund te kerkojne 20 vite burg per shtetasit gjerman, pasi mbi ta rendon akuza e terrorizmit.