E Shtunë, 31 Tetor 2026

3 ligjet Topalli perserit apelin

Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli i ka bërë thirrje opozitës në Parlament që të votojë tre ligjet e njohura si “ligjet e integrimit”.

Kryeparlamentarja ka marrë nxitjen nga prezantimi i një dite më parë i Evis Kushe, si kandidate e Partisë Socialiste në Elbasan, e cila sipas saj rezulton ndër emrat e intelektualëve që firmosën peticionin për miratimin e tre ligjeve.

Topalli iu tha të mandatuarve të PS, që mesa duket do të jenë deputetët e rinj të kësaj force politike, se do të jenë ata që do të bëjnë të mundur miratimin e tre ligjeve.

Por ajo u shpreh gjithashtu se, dëshiron që të jenë deputetët aktualë që ta bëjnë të mundur këtë, ndaj dhe iu bëri sërish thirrje atyre për t’i votuar.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›