E Shtunë, 31 Tetor 2026

3 minuta për t’u dobësuar

SHBA - Tashmë prindërit e kanë një zgjidhje për të shmangur shëndetin e tepërt të fëmijëve të tyre, thjesht duke i mbajtur ata më gjatë në tryezë.

Studimi i kryer nga Universiteti i Ilinoisit tregoi se gjatë një vakti familjar, mjaftojnë 3 minuta më shumë në tryezë për të shmangur peshën e tepërt.

Sipas studimit, në shumicën e familjeve të varfërva, minutat shtesë të investuara gjatë vaktit kanë treguar një përmirësim për një peshë normale te të rinjtë.

Dr. Barbara Fiese tha: - "Fëmijët, familjet e të cilëve angazhohen me njëri-tjetrin gjatë një vakti 20-minutësh katër herë në javë peshojnë më pak se fëmijët të cilët largohen nga tryeza pas 15-17 minutash. Me kalimin e kohës, ato minuta shtesë në ushqim, shtohen dhe bëhen me të vërtetë energjike”.

Studimi monitoroi 200 familje gjatë vaktit ushqimor duke testuar faktorët socio- ekonomik dhe sjelljet e familjeve që kanë fëmijët në shkollën fillore.

(v.gj/shqiptarja.com)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›