//
R E Z O L U T Ë
PËR VLERËSIMIN E VEPRIMTARISË SË
AVOKATIT TË PROKURIMEVE PËR VITIN 2009
Kuvendi i Shqipërisë,
- Duke njohur e vlerësuar rolin e Avokatit të Prokurimeve për mbrojtjen e interesave të operatorëve ekonomikë, që ushtrojnë veprimtari në fushat e prokurimit publik, koncesioneve dhe ankandit publik;
- Duke mbështetur e zhvilluar bashkëpunimin me këtë institucion, si dhe duke nxitur bashkëpunimin e tij me institucionet e tjera brenda e jashtë vendit;
Konstaton se gjatë vitit 2009 Avokati i Prokurimeve:
- Ka kryer hetim administrativ të plotë të procedurave të prokurimit publik dhe të koncesioneve, bazuar në ankesat e operatorëve ekonomikë ose me nismën e vet;
- Ka rritur rolin mbështetës ndaj operatorëve ekonomikë që janë ankuar pranë institucionit, duke sjellë rritje të numrit të ankesave dhe forcim të besimit ndaj veprimtarisë së institucionit;
- Ka rritur numrin dhe cilësinë e rekomandimeve e të masave administrative të propozuara, duke kontribuar në rritjen e shkallës së zbatimit të tyre nga entet prokuruese, qendrore e vendore, si dhe të pranimit nga Agjencia e Prokurimit Publik;
- Ka kontribuar në përmirësimin e bazës ligjore e nënligjore të prokurimit të fondeve publike, duke ndihmuar në përmirësimin e administrimit të tyre;
- Ka bërë përpjekje të vazhdueshme për të rritur kapacitetet profesionale të institucionit;
- Ka zgjeruar shkallën e informimit të publikut për rolin dhe veprimtarinë e tij, duke e bërë atë më transparente e bashkëpunuese.
Kuvendi rekomandon që, për vitin 2010, Avokati i Prokurimeve të konsolidojë më tej punën për:
- Rritjen e efektivitetit dhe të cilësisë së punës, për të siguruar zbatimin korrekt nga autoritetet kontraktore të procedurave ligjore e nënligjore, parandalimin e parregullsive dhe shkeljeve, si dhe mbrojtjen e interesave të kandidatëve, ofertuesve e furnizuesve;
- Përmirësimin e mëtejshëm të kuadrit ligjor e nënligjor, për të siguruar përmirësimin e funksionimit të sistemit të prokurimit publik dhe të koncesioneve, rritjen e shkallës së auditimit të tyre, rritjen e konkurrencës së lirë, si dhe minimizimin e hapësirave për vendimmarrje abuzive;
- Rritjen e bashkëpunimit dhe të ndihmës ligjore ndaj operatorëve ekonomikë;
- Konsolidimin e strukturës së institucionit, zgjerimin e veprimtarisë trajnuese dhe ngritjen profesionale të specialistëve;
- Rritjen e bashkëpunimit me Agjencinë e Prokurimit Publik, Kontrollin e Lartë të Shtetit, organet ekzekutive dhe Kuvendin për plotësimin e detyrimeve që rrjedhin nga legjislacioni për prokurimin publik dhe për koncesionet;
- Hartimin e rregullores së institucionit, ngritjen e regjistrit publik të ankesave dhe vënien e tij në dispozicion të publikut;
- Hartimin dhe zbatimin e strategjisë së komunikimit, në përputhje me Marrëveshjen e Sfidës së Mijëvjeçarit.
3 qershor 2010
Print
Email
Foto Galeri
më shumë
Live
Seancat Plenare Live
Video Galeri
$j(document).ready(function($) {
createPlayerSI();
});
function createPlayerSI() {
var flashvars = {
file:"http://79.106.1.252/jozefinatopalli/media/diplomacia/diplomacia_1.flv",
type:"video",
autostart:"false",
skin:"http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/skins/player.swf",
frontcolor:"000000",
backcolor:"ffffff",
screencolor:"838f8d",
lightcolor:"32a6cb",
bufferlength:"1",
volume:"90",
repeat:"none",
quality:"true",
displayclick:"play",
stretching:"uniform",
controlbar:"over",
shuffle:"false",
mute:"false",
logo:"http://www.parlament.al/graphics/spacer.gif",
item :"0"
}
var params = {
allowfullscreen:"true",
allowscriptaccess:"always",
wmode:"opaque"
}
swfobject.embedSWF("http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/player.swf", "previewSI34128145", "220", "125", "9.0.115", false, flashvars, params);
}
Get the Flash Player to see this player.
më shumë
Lajme e fundit
Kryetarët e Parlamenteve europiane për zgjedhjet e 28 qershorit : Nuk ka argument kundër fituesit, ai që humb nuk mund justifikohet!
[ 13 Qershor, 2010 ]
Në kuadrin e diplomacisë parlamentare Kryetarja e Kuvendit shfrytëzoi këtë konferencë të Këshillit të Evropës për të lobuar me të gjithë kryetarët e parlamenteve të 27 vendeve anëtare të BE për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Kryetarja e Kuvendit takohet me krerët e parlamenteve europianë, në lobim për lëvizjen e lirë të shqiptarëve.
[ 12 Qershor, 2010 ]
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli në takimin e veçantë me Kryetaren e Dhomës së Lordëve, Baroneshën Heyman dhe Nënkryetarin e Dhomës së Ulët, Sir Alan Haselhurst, vlerësoi veçanërisht mbështetjen e Britanisë, në proceset e integrimit euro-atlantik të Shqipërisë.
Kryetarja e Kuvendit takohet me Kryetarin e Parlamentit hungarez, Pal Schmitt.
[ 12 Qershor, 2010 ]
Hungaria është vendi që do të ketë presidencën europiane, pas një viti. Kryetarja e Kuvendit gjeti rastin për të kërkuar dhe një herë mbështetjen e këtij vendi për Shqipërinë, në marrjen e statusit të vendit kandidat dhe votën në Parlament për liberalizimin e vizave.
Sllovenia garanton mbështetjen për Shqipërinë, në liberalizimin e vizave.
[ 12 Qershor, 2010 ]
Gjatë bisedës me Kryetaren e Kuvendit, Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë, Pavel Gantar, u shpreh: "Integrimi dhe liberalizimi i vizave shkojnë paralelisht, ndaj ne e konsiderojmë heqjen e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën, si prioritet. Ne sigurisht, nuk do e lidhim çështjen e vizave, me situatën politike në Shqipëri".
Kryetarja e Kuvendit takohet me Nënkryetarin e Parlamentit portugez, Jose Vera Jardim.
[ 12 Qershor, 2010 ]
Nënkryetari i Parlamentit portugez i premtoi Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli, se do vazhdonte të mbështeste në Parlamentin dhe Këshillin Europian, liberalizimin e vizave, këtë pritshmëri të madhe të shqiptarëve.
Jozefina Topalli: "Axhenda e Parlamentit është axhenda e integrimit europian. Mbi ligjin dhe shtetin e së drejtës nuk qëndron askush, as opozita".
[ 11 Qershor, 2010 ]
Kur një forcë politike zgjidhet përmes zgjedhjesh demokratike, opozita duhet të përfaqësojë kritikën konstruktive ndaj saj, dhe jo bojkotin. Përndryshe deputetët opozitarë mund të përfundojnë duke harxhuar kohë me pasoja efektesh negative, edhe për vehten e tyre. Dhe kjo e ka emrin papërgjegjshmëri.
Kryetarja e Kuvendit në Konferencën e nivelit të lartë të Kryetarëve të parlamenteve të KiE-së, në Qipro.
[ 10 Qershor, 2010 ]
Kjo konferencë zhvillohet në një periudhë kur në të gjithë Europën insitucioni i parlamentit ka marrë një rol thelbësor në politikbërje, si element kyç i vendimmarrjes.
Në këtë konferencë, nga më të rëndësishmet e këtij niveli, Kryetarja e Kuvendit do të mbajë një fjalim mbi rolin dhe përgjegjësinë që duhet të mbajë opozita në parlament.
Kuvendi mblidhet në seancë plenare
[ 10 Qershor, 2010 ]
Njoftim për shtyp
[ 09 Qershor, 2010 ]
Konferenca e Kryetarëve e mbledhur sot, datë 09.06.2010, me praninë e Kryetarëve të grupeve parlamentare shqyrtoi kalendarin tre javor të punimeve dhe programin e punës.
$j(document).ready(function($) {
$j("#ticker01").show();
$j("#ticker01").jvStockTicker({interval: 42});
});