E Diel, 1 Nëntor 2026

3 shqiptarë në burgun e Jemenit Akuzohen për trafik armësh

JEMEN - Tre marinarë shqiptarë ndodhen në një proces gjyqësor në Jemen, nën akuzën e trafikut të paligjshëm të armëve. Lajmi i botuar në mediat jemenite ka zbuluar një histori trafiku që duket shumë e dyshimtë dhe pritet të zbardhet.

Shqiptarët janë kapur me 179 ton eksplozivë, municione dhe armë më 18 dhjetor të 2012-ës në bordin e anijes “Ayios” nisur nga Greqia, me flamur të Maldiveve, në bregdetin e Jemenit.

Tre shqiptarët janë identifikuar si Arfi Bakillari, kapiteni i Anijes, Mihal Cangonji oficer i parë dhe Nezir Shahaj, kryeinxhinier. Në bord ndodheshin dhe tre marinarë të tjerë, dy indianë dhe një grek, të cilët u arrestuan më 18 dhjetor nga policia portale jemenite

Mësohet se anija është nisur nga Greqia, ka ndaluar në Durrës, më pas ka udhëtuar drejt Malit të Zi, ku është furnizuar me armatimet dhe eksplozivin dhe është nisur drejt Irakut. Por anija ka humbur në det të hapur dhe për 5 muaj është endur në ujërat territoriale të Jemenit.

Pasi kanë mbërritur në port për t’u furnizuar me karburant dhe për të vijuar udhëtimin marinarët nuk janë lejuar nga autoritetet jemenase, pasi sipas tyre përbënin rrezik dhe prishnin rendin e sigurinë publike.

(Në foto, kapetini i anijes, shqiptari Arfi Bakillari dhe një prej marinarëve indian)

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja,com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›