E Hënë, 2 Nëntor 2026

3 shqiptarë protagonistë në derbin e Zagrepit mes Dinamos dhe

Dinamo e Zagrebit triumfoi me rezultatin 5-1 në derbin ndaj Lokomotivës së Zagrebit, ku u aktivizuan titullarë 3 futbollistë shqiptarë. 

Arbër Hoxha dhe Arijan Ademi të Dinamos ishin përballë Fetai Feta të Lokomotivës. Ademi gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 51-të, duke shënuar golin e tretë për Dinamon. 

Baturina, Petkoviç dhe Torrente me dopietë, ishin autorët e tjerë të golave. Hoxha dhe Ademi qëndruan në fushë 63 minuta, ndërkohë që Feta u aktivizua gjatë gjithë takimit. 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›