30 prill, opozita proteston para Kryeministrisë

Partia Socialiste pritet të organizojë të premten e kësaj jave protestën e paralajmëruar, ditë më parë në kërkim të asaj që ata e quajnë trasparencë të zgjedhjeve të 28 qershorit. Burime për "Ora News" bëjnë të ditur se do të jetë pasditja e 30 prillit që do të mbledhë në bulavardin "Dëshmorët e Kombit" përballë Kryeministrisë, vendi ku opozita do të mbledhë mbështetësit e saj. Sipas këtyre burimeve ora 18:00, mund të jetë dhe orari i përcaktuar për këtë protestë për të cilën PS ka drejtuar thirrje për pjesëmarrje në të gjitha qytetet për t'i paparrirë asaj të Tiranës. Që pas kostituimit të parlamentit të ri , ka qënë bulevardi përballë kryeministrisë stacioni i zgjedhur nga opozita për të protestuar. Ndërkohë ajo që ende nuk dihet është koha se kur PS do të lërë protestën e datës 1 maj, të cilën ajo vetë e ka lajmëruar fill pasi nga kryeministria doli lajmi se po në 1 Maj do të organizohet një manifestim festiv, për hapat që vendi ka hedhur para në proceset e saj integruese. Vetëm nga PD është mësuar se vendi i zgjedhur prej saj do të jetë sheshi "Nënë Tereza" edhe për shkak se sheshi i përdorur nga demokratët në gjithë këto vite ndodhet në rikonstruksion që prej afro 1 muaji.