30% punësim në bujqësi – Banka Botërore: Mospërputhje me kontributet nga ky sektor

30% e të punësuarve në Shqipëri janë të angazhuar në sektorin bujqësor. Ekonomiste e lartë e Bankës Botërore në Shqipëri, Angela Montfuko i tha televizionit publik në emisionin “Kuota” se kjo shifër nuk përputhet me deklarimin e kontributeve nga ky sektor.
“Bujqësia, punëson rreth 30% të fuqisë punëtore shqiptare, por kontributi i saj në prodhimin e brendshëm bruto është më i ulët se kaq. Paralelisht me konstantitimin e mësipërm Banka Botërore nxit thjeshtimin e mëtejshëm të formalizmit të bizneseve. Një temë ndër sektoriale që ndikon në produktivitet është informaliteti i cili është diçka strukturore dhe duhet të adresohet, ndërsa vazhdojmë të përmirësojmë proceset tona të biznesit dhe ta bëjmë më të lirë dhe të lehtë për ata në sektorin informal që të formalizohen”, u shpreh Montfuko.
Pas viteve ’90 një skemë solidariteti pensionesh ka përfshirë edhe një shtresë dikur shumë të gjerë të fuqisë punëtore në Shqipëri. Në një treg të vendosur përballë një anëtarësimi shumë të shpejtë në Bashkimin Evropian një ekonomi formale dhe procedura transparente është më shumë se domosdoshmëri.
Gazetare: Entela Komnino
/rtsh.al/