E Hënë, 2 Nëntor 2026

30 shkolla të reja, mbi 8 mijë nxënës nisin vitin e ri shkollor në ambiente moderne

30 shkolla të rindërtuara në të gjithë vendin do të hapin dyert në ditën e parë të shkollës për mbi 8 mijë nxënës dhe mësues.

Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook.

“Më 8 shtator, në ditën e parë të shkollës do të hapin dyert 30 shkolla të rilindura nga veriu në jug, të cilat do të mirëpresin mbi 8 mijë nxënës dhe mësues. Vijojmë të investojmë për ndërtimin dhe rehabilitimin e objekteve arsimore, shkollave, palestrave e terreneve sportive, për të garantuar të njëjtin standard, kudo në Shqipëri,” shkroi kryeministri Rama.

Kreu i qeverisë thekson se qëllimi është që çdo shkollë të ofrojë kushte moderne mësimi, aktivitete sportive dhe një ambient të sigurt për zhvillimin e nxënësve në të gjithë vendin.

Gazetare: Jonida Omeri

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›