E Enjte, 5 Nëntor 2026

3000m me pengesa, triumfon El Bakkali, rekordmeni Girma përfundon në spital

Sufian El Bakkali mbrojti me sukses titullin olimpik në garën e 3000 metrave me pengesa për meshkuj, duke i dhënë Marokut medaljen e parë të artë në këto Lojëra.

Megjithatë, triumfi i tij në Paris 2024 u karakterizua nga aksidenti i Lamesha Grima, pasi atleti nga Etiopia që mban edhe rekordin botëror përfundoi në spital pas një rrëzimi të frikshëm.

Ndërsa El Bakkali e mbylli garën në 8 minuta e 6,05 sekonda dhe amerikani Roks fitoi argjendin, vëmendja ishte te Grima që u pengua në xhiron e fundit, kur dukej se po rikuperonte.

Ai mbeti pa lëvizur në pistë, por i kishte sytë hapur në momentin kur u transportua me barelë në spital. Sipas mediave franceze, etiopoiani ishte i vetëdijshëm dhe fliste.

/a.r

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›