E Diel, 1 Nëntor 2026

32-vjeçari vritet me armë zjarri, ndalohen dy persona në Kosovë

Një 32-vjeçar u ekzekutua me armë zjarri një natë më parë në Ferizaj. Policia e Kosovës, gjatë hetimeve njofton se ka sekuestruar një armë dhe gëzhojë. Gjithashtu theksohet se ngjarja ka ndodhur në banesën e shtetasit M.B 48 vjeç, ku në momentin e incidentit ndodheshin edhe bashkëshortja e tij dhe vajza A.R 24 vjeçe.

Policia njofton se 24-vjeçarja ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes, ekziston dyshimi i bazuar se rasti ndërlidhet me veprën penale ‘Vrasje e rënd뒔, thuhet më tej në reagimin e policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit, M.B. është ndaluar për 48 orë, ndërsa edhe ndaj A.R. është lëshuar vendim për ndalim prej 48 orësh. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa Sektori i Hetimeve Rajonale, në koordinim me Prokurorinë, po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›