33 profesione i nënshtrohen provimit të shtetit

Një provim shteti është po aq i rëndësishëm sa një diplomë e arsimit të lartë. Tashmë askush nuk mund të ushtroj profesionin pa kaluar më parë një test shteti.
Përkatësisht do të jenë 33 profesione, të gjitha profilet e inxhinierisë, degët e mjekësisë si dhe mësuesia që përfshihen në këtë ligj të ri të arsmit të lartë. Petraq Papajorgji, drejtori i agjensisë kombëtare të Provimeve thotë se detyrimin ndaj testit e kanë vetëm ata që janë diplomuar në vitin 2010 dhe 2011.
Autoriteti i agjensisë kombëtare të provimeve thotë se ky test do të shërbej si një filter për të përzgjedhur më të aftit drej tregut të punës.
Provimi i shteti do të jepet në javën e parë të nëntorit, dt e se cilit do te caktohet nga Ministria e Arsimit.
Testi do të përfshijë rreth 9 mijë ish-studentë dhe do të plotësohet eklektronikisht. Papjorgji thotë se në këtë rast nuk mund të ketë favorizime pasi përgjigjja kaluese ose jo do të merret pak minuata pasi përfundohet testi.