E Shtunë, 31 Tetor 2026

33 vite burg per OJ Simpson

Ish-ylli i futbollit amerikan, OJ Simpson eshte denuar me 33 vjet burg per grabitjen e armatosur dhe rrembimin e dy tregtareve qe shisnin suvenire sportive nje vit me pare ne nje hotel te Las Vegasit.

Duke e pershkruar 61-vjecarin Simpson si njeri injorant dhe arrogant, gjykatesi Xheki Glas tha se provat e paraqitura kunder tij ne gjyq ishin te pakundershtueshme.

Ish-kampioni u perpoq te mbrohej me argumentin se nuk e dinte qe bashkepunetoret kishin qene te armatosur.

Perpara dhenies se vendimit, Simpson beri nje apel prekes per ndjese, duke thene se i vinte shume keq dhe ndihej konfuz.

Por fjalet e tij e lane te ftohte gjykatesin Glas. OJ Simpson eshte protagonisti i te ashtuquajturit procesi i vitit.

Ndonese kishte shume prova kunder tij, Simpson u shpall ne 1995-n i pafajshem per vrasjen e ish-bashkeshortes se tij Nikole Brown dhe te dashurit te saj, Ron Goldman.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›