E Martë, 3 Nëntor 2026

33-vjeçari shqiptar i dënuar me 20 vite burgim kërkohej nga Italia, arrestohet në Greqi

Një 33-vjeçar shqiptar i cili ishte shpallur në kërkim nga Italia është arrestuar në Greqi.

I riu shqiptar, është dënuar me 20 vite burgim në Itali për pjesëmarrjen në organizatën kriminale dhe trafikimin e paligjshëm të lëndëve narkotike.

Aktualisht, Greqia ka nisur edhe procedurat e ekstradimit të shqiptarit drejt Italisë, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›