E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

33-vjeçari tentoi t’i japë fund jetës duke konsumuar ilaçe, reagon policia: Ishte në një hotel në Lushnjë kur…

Një 33-vjeçar ka tentuar t’i japë fund jetës në Lushnje.

Policia njofton se i riu ka tentuar të vrasë veten duke konsumuar një sasi ilaçesh, ndërsa shton se gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikuar për jetën.

Rreth orës 09:35, në spitalin e Lushnjës, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi R. B., 33 vjeç, i cili dyshohet se ka konsumuar lëndë helmuese në një dhomë hoteli në Lushnjë.

Aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›