E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

33-vjetori i FRESSH, Balla: Organizata më e madhe politike rinore në Shqipëri

TIRANË, 15 janar/ATSH/ Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla rikujtoi sot themelimin e FRESSH (Forumi Rinor Eurosocialist Shqiptar), si një grupim rinor politik i majtë nga një grup të rinjsh.

Balla tha se 33 vjet më parë, më 15 janar të vitit 1992, u zhvillua takimi i parë kombëtar i FRESSH.

“33 vite më parë, me nismën e disa vajzave dhe djemve, studentë pjesëmarrës në lëvizjen studentore të dhjetorit ’90, të cilët me vendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri përqafuan vlerat e socialdemokracisë europiane, mori rrugë krijimi i organizatës më të madhe politike rinore në Shqipëri: Forumi Rinor Eurosocialist i Shqipërisë”, u shpreh Balla.

FRESSH lindi si një bashkim vullnetar i të rinjve dhe të rejave shqiptare mbi bazën e ideve, bindjeve, pikëpamjeve dhe interesave të përbashkëta politike me synimin për të forcuar rolin e rinisë shqiptare në jetën e vendit.

Nga radhët e tij kanë dalë figura të spikatura të Partisë Socialiste të cilët kanë shërbyer edhe si kryeministra.

/m.m/j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›