33-vjetori i PS-së, Ruçi: 33% më e rritur krahasuar me 3 vite më parë

TIRANË, 12 qershor/ATSH/ Ish-kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi u shpreh sot se 33-vjetori e gjen Partinë Socialiste 33% më të rritur se 3 vjet më parë.
Në një prononcim për medie nga aktiviteti i organizuar për 33-vjetorin e PS-së, Ruçi tha se sot 50% e strukturave drejtohen nga gra.
“Për sa i përket strukturës moshore, ata që s’kishin lindur para 33 vjetëve sot janë edhe në strukturat drejtuese të PS-së. E shikoj nëse para 33 vjetëve zonjat në PS ishin barazuar me gishtat e një dore, sot 50% e strukturave drejtohen nga shoqet, 50% e këshilltarëve të PS janë zonja. Sot 50% e qeverisë janë zonja, mbi 30% e grupit parlamentar janë zonja. S’ka sesi ta shikosh ndryshe nëse do duhet të jemi realist, as euforik dhe as pesimist”, u shpreh Ruçi.
/m.m/