E Hënë, 2 Nëntor 2026

34-vjeçari plagos me thikë dhe sende të forta komshinjtë e tij në Tiranë, përfundojnë në spital babë e bir

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të mërkurë në Tiranë, në rrugën Shyqyri Ishmi.

Një 35-vjeçar ka goditur me thikë komshiun dhe me sende të forta të atin e tij.

Të dy, babë e bir ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 01.01.2025, rreth orës 16:15, në rrugën “Shyqyri Ishmi”, gjatë një konflikti për motive të dobëta,në hyrje të pallatit ku banojnë, shtetasi K.Th, 34 vjeç, ka dëmtuar me një mjet prerës komshiun e tij, shtetasin M.N, dhe me sende të forta shtetasin A.N.

Shtetasit A.N dhe M.N(babë e bir), ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet me qëllimin kapjen e autorit’, njofton policia.

Ndërkohë vijon puna për zbardhjen e ngjarjes”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›