E Shtunë, 31 Tetor 2026

346 anetare te rinj te rrethit te Kucoves i shtohen FRPD-se

346 anëtarë të rinj të rrethit të Kucovës i shtohen familjes së madhe të Forumit Rinore të Partisë Demokratike të Shqipërisë. Dhjetë ditë më parë në rrethin e Beratit u anëtarësuan pranë këtij Forumi 494 të rinj.
N/Kryetarja e Forumit rinor të Partisë Demokratike Shqiptare, Greta Koci, mori pjesë në prezantimin e anëtarëve më të rinj të FRPD- së.
Koci u shpreh gjithashtu se i gjithë ky fluks anëtarsimesh të reja në të gjithë Shqipërinë po vjen kaq vrullshëm si rezultat i punës intensive të pa ndërprerë me të rinjtë si në aktivitete kulturore e sportive si dhe vemendje të veçantë në zgjidhjen e problematikave rinore që ata kanë hasur gjatë rrugës së tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›