E Diel, 1 Nëntor 2026

35 fëmijë të prekur nga Bruceloza në Shqipëri

Pavarësisht fushatave të gjera për vaksinimin e bagëtive të imta kundër Bruzelozës, në Shqipëri rezultojnë të prekur 35 fëmijë. Mjekët thonë se grupmosha më e prekur është 5 deri në 10 vjeçë.

Bruceloza është sëmundje që transmetohet nga kafshët e infektuara te njeriu nga kontakti i drejtëpërdrejtë me bagëtinë, nga mishi apo qumshti i papasterizuar. Raste më të shumta  të prekjes shënohen përgjatë pranverës.

Mjekja infeskionisti Rajda Petrela tha se studimi më i fundit tregon se  Bruzceloza është një nga sëmundjet që në Shqipëri mbetet ende shqetësuese.

Mjekja thotë se roli i veterinierit dhe kontrolli në këtë rast duhet të jetë intensiv ndërsa në hartën e të prekurve me këtë sëmunjde rezulton të jetë Korça, Vlora dhe Saranda.

Edhe pse bruceloza kërcënon, të vegjëlit nuk janë në rrezik për jetën. Ndonëse, sëmundja ka disa simptoma specifike, si rritja e mëlçisë,djersitja me erë të rëndë, temperatura e rritur, shumë shpesh pacientët vijnë në gjendje kur sëmundja ka avancuar.

Mjekët u bëjnë apel qyetarëve që të mos konsumojnë mish dhe qumësht të pazier, ndërsa për autoritet qëndrore e vendore fushata të plota kundër Brucelozës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›