E Diel, 1 Nëntor 2026

35-vjeçari nga Kurbini paraqitet i plagosur me armë zjarri në Spitalin e Traumës, nisin hetimet

Një 35-vjeçar është paraqitur në Spitalin e Traumës në Tiranë me plagë të shkaktuara nga armë zjarri.

Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri, banues në Kurbin, ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital, ndërsa ende nuk dihen rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.

Burime bëjnë me dije se menjëherë pas paraqitjes së tij në spital janë njoftuar shërbimet e Policisë së Shtetit, të cilat kanë nisur verifikimet dhe po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rastit.

Sipas njoftimi zyrtar nga policia, në Spitalin e Traumës, Tiranë, rreth orës 11:15, ka shkuar për ndihmë mjekësore, i dyshuar i plagosur me armë zjarri në këmbë, në rrethana ende të paqarta në Fushë-Kuqe, Kurbin, shtetasi A. T., 35 vjeç, banues në fshatin Fushë-Kuqe, i cili aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

Kurbin/Informacion paraprak.

Në Spitalin e Traumës, Tiranë, rreth orës 11:15, ka shkuar për ndihmë mjekësore, i dyshuar i plagosur me armë zjarri në këmbë, në rrethana ende të paqarta në Fushë-Kuqe, Kurbin, shtetasi A. T., 35 vjeç, banues në fshatin Fushë-Kuqe, i cili aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›