E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

36-vjeçari nga Tirana gjendet i vdekur në një shtëpi në Korçë

Një 36-vjeçar nga kryeqyteti ka gjetur vdekjen pasditen e sotme në një shtëpi të marrë me qira në Korçë.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në në lagjen nr. 12 të këtij qyteti.

Policia deri tani nuk ka bërë me dije emrin e 36-vjeçarit ashtu siç nuk ka bërë me dije shkaqet e kësaj vdekje.

Mësohet se grupi hetimor është në mjediset e shtëpisë dhe po merr në pyetje pronarët si dhe persona të tjerë për të mësuar diçka më shumë për këtë ngjarje.

Nuk dihet me qoftë se 36-vjeçari ka qenë i vetëm apo me persona të tjerë.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›