E Diel, 1 Nëntor 2026

“3D”- Sami Nezaj: Pezullimi i zyrtarëve nuk është shkarkim

Analisti Sami Nezaj në emisionin “3D nga Alban Dudushi” në RTSH1 shpjegoi se procesi i pezullimit të një zyrtari nuk duhet konsideruar si shkarkim.

Ai theksoi se gjykata e ka parë pezullimin si të domosdoshëm për vijimin normal të hetimeve, ndërsa bllokimi i tij mund të ndikojë në cilësinë e procesit.

“Procesi i pezullimit nuk është shkarkim, edhe prokuroria dhe gjykata po të kishin dashur mund ta kishin bërë edhe shkarkim dhe kjo do të ishte ndërhyrje në kompetencat e kryeministrit. Pezullimi nuk është i barabartë me shkarkim. Për sa kohë e menduar gjykata se pezullimi është i domosdoshëm për vijimin normal dhe cilësor të një procesi hetimor. Nëse ky pezullim bllokohet ose nuk mund të realizohet prokurori mund të thotë: shikon unë nuk e kryej dot tani. Cilësia e hetimit nuk do të jetë në atë nivel që është parashikuar në rastin e pezullimit të një zyrtari. Dhe në këtë rast është parë shumë mirë kufiri midis pushteteve”, u Nezaj.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›