E Martë, 3 Nëntor 2026

“3D” në RTSH, Zeka: Berisha gaboi me Blinkenin. Zaimi: Mënyra e arrestimit të Malltezit e papranueshme

Foltorja në mosbindje” ishte tema e dytë e emsionit “3D” të Alban Dudushit në RTSH.

Duke komentuar zhvillimet e fundit në Shqipëri analisti nga Kosova, Milaim Zeka tha se shpallja luftës nga Sali Berishës ndaj Sekretarit Amerikan të Shtetit Blinken, “ishte një gabim fatal”.

Ai shtoi se edhe qëndrimi i tij ndaj gjykatës shqiptare janë po aq fatale dhe është një kthimi i Shqipërisë në vitin 1997.

Zeka mohoi që kryeministri Rama të ketë lidhje me SPAK, ndërsa e quajti të turpshme mënyrën e arrestimit të dhëndërrit të Berishës, Jamarbër Malltezi.

I të njëjtit mendim ishte dhe analistja Gerta Zaimi, e cila e quajti mënyrën e arrestimit “të papranueshme”.

Për gazetarin Sami Neza gjithshka synonte frikësimin e Berishës dhe njerëzve të tij.

Zoti Neza vlerësoi punën e institucionit hetimor si voluminoze, por SPAKU, sipas tij, “duhet të tregojë ndershmërinë e tij edhe kur të hetojë për qeverinë Rama”.

Lidhur me protestat e paralajmëruar nga opozita zoti Neza tha se protestat nuk kanë lidhje me çështjen Berisha.

Ato janë paralajmëruar me parë, tha ai, ndërsa kujtoi angazhimet e fundit të opozitës e cila thotë se është mënjanuar nga maxhoranca.

“Parlamenti nuk është PS,” tha analisti Neza lidhur me konfliktin më të fundit. 

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›