4 gola në portën e Realit, Alexander Sorloth në librat e historisë

Alexander Sorloth, mbajeni mend mirë këtë emër. Sulmuesi norvegjez i Villarealit, i lindur në vitin 1995, është futur në librat e historisë duke shënuar 4 gola ndaj Real Madridit në ndeshjen e parafundit të La Ligës.
Skuadra e Ancelottit e kishte mbyllur pjesën e parë me rezultat 4-1 falë një dolli të Guler dhe golave të Joselu dhe Lucas Vasquez, por në pjesën e dytë u “çmend” Sorloth, i cili pas golit të shënuar në pjesën e parë shënoi 3 të tjerë ( brenda 8 minutave) duke hyrë kështu në historinë e futbollit.
Rezultati përfundimtar ishte 4-4, me norvegjezin që është i pari në tabelën e golashënuesve me 23 gola, përpara Dovbyk (21) dhe Bellingham (19). Sorloth është lojtari i njëmbëdhjetë që shënon 4 gola kundër Real Madridit, i fundit që e ka bërë këtë ishte Castellanos, sezonin e kaluar me fanellën e Granadës.
Para tij, Lewandowski kishte arritur edhe me Borussia Dortmund (Champions League 2013) dhe Diego Milito me Real Zaragoza (Kupa e Mbretit 2006). Në listën e ngushtë janë edhe: Josep Samitier (1926), Carlos Bestit (1929), Martí Ventolrà (1935), Martínez Català (1940), Emilín (1944), Esteban Echevarría (1947) dhe Eulogio Martínez (1957).