E Diel, 1 Nëntor 2026

40 vjet më parë, Bujar Lako e Guljelm Radoja në arkivin e ATSH

TIRANË, 29 prill/ATSH/ Agjencia Telegrafike Shqiptare sjell në vëmendje dy foto të realizuara 40 vjet më parë, më 29 prill të vitit 1986.

Fotografitë janë realizuar nga fotografi i ATSH, Meksi Xhufka, gjatë programit artistik “Bashkë me ju”. Ky cikël programesh u zhvillua jo në studiot e Televizionit Publik Shqiptar, por në sallën e Pallatit të Sportit “Partizani”, (sot “Asllan Rusi”).

Në fotot e përzgjedhura shfaqen aktorët e mirënjohur të kinematografisë shqiptare, Bujar Lako dhe Guljelm Radoja. Biseda mes tyre moderohej nga i mirënjohuri Koço Devole.

Bujar Lako (9 maj 1947 – 26 dhjetor 2016) dhe Guljelm Radoja (2 korrik 1945 – 5 maj 2021) përveç një karriere të shkëlqyer personale, patën dhe bashkëpunime po aq të arrira. Përpara realizmit të këtij programi ata kishin marrë pjesë të dy në “Nëntori i Dytë”, ndërsa disa vite më pas ishin protagonistët e “Kthimi i ushtrisë së vdekur” ku shkëlqyen nën regjinë e të madhit Anagnosti, Lako në rolin e gjeneralit italian dhe Radoja në atë të priftit.

Foto nga Arkivi i ATSH 1 nga 2

/r.e/a.f/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›