405 te denuar perfituan amnistine
Paraditen e 2 shkurtit te ketij viti, plot 405 persona te denuar perfituan nga amnistia dhe lane qelite. Mes te liruarve ishin dhe shume minorene, te cilet kishin kryer vepra te renda penale dhe qe amnistia nuk i parashikonte. Mes te amnistuarve binte ne sy numri i paket i femrave qe perfitonin. Pas kesaj amnistie, ishte radha e prokurorise qe te fillonte nje seleksionim te dosjeve qe do te pushoheshin per shkak se perfitojne nga amnistia. Asaj kohe u be e ditur se te pakten 1000 dosje dhe kallezimeve penale do te pushohen, per shkak te perfitimit nga amnistia e miratuar nga Parlamenti dhe nga kreu i shtetit ne fillim te ketij viti, Alfred Moisiu.