E Diel, 1 Nëntor 2026

43-vjeçari në rrezik për jetën, familja: Na ndihmoni të kryejmë transplantin

Transplanti i te pakten nje prej veshkave eshte nderhyrja emergjente qe nje 43-vjeçar nga Vlora duhet te kryeje per te mbijetuar. Eduart Latifaj, babai i dy femijeve prej 20 vitesh vuan nga kjo semundje dhe vazhdimisht kurohet prane spitalit te Vlores.

Prej disa muajsh 43-vjeçari eshte transferuar per mjekim me te specializuar drejt Tiranes, por per fat te keq gjendja e tij shendetesore nuk njeh permiresim nderkohe qe mjeket thone se e vetmja shprese per te mbajtuar ne jete Eduartin eshte nderhyrja emergjente per transplantin e te pakten nje veshke.

Per familjen Latifaj mundesia ekonomike per kete nderhyrje eshte krej e pamundur, pasi shuma qe duhet paguar per kete nderhyrjeje kirurgjikale eshte disa here me e larte se te ardhurat qe familja Latifaj ka mundur te kurseje nder vite.

Operacioni kushton 60 mije euro dhe familjaret e 43-vjeçarit te vetmen rrugedalje shohin mbeshtetjen e biznesit,institucioneve shtetërore qofte edhe te OJF-ve qe operojne ne vend.

Besimi ne bujarinë e komunitetit dhe qytetarëve per kontribut sado te vogel eshte e vetmja shprese qe kryefamiljari Eduart Latifaj te mund te vazhdoje jeten perkrah bashekeshortes dhe 2 femijeve te tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›