45-vjeccedilari pedofil para Gjykates

45-vjeçari pedofil i akuzuar për vrasjen e një fëmije dhe abuzim me të
mitur do të dalë të martën para Gjykatës së Tiranës, ku do t'i caktohet
edhe masa e sigurisë.
Ardian Prrenjasi është emri i cili ka sjellë një reagim të ashpër nga gjithë opinioni publik në ditët e fundit.
Ndërkohë policia pritet të rinisë kërkimet në landfillin e Sharrës për gjetjen e trupit të 11-vjeçarit Julian Çela, të cilin monstra ka deklaruar se e ka hedhur atje.
Nën akuzën e rrëmbimit dhe ngacmimit seksual, policia arrestoi mesditën e së dielës Ardian Prrenjasin.
45-vjeçari mbante prej dy ditësh një Manjaku vrasës“Nuk kthehet dënimi me vdekje”Frikë në familjen e pedofilit Dosja e monstrës në 2008-ën 10-vjeçar, të cilin e kishte rrëmbyer dhe kishte ushtruar dhunë në apartamentin e tij.
Prrenjasi rezulton të ketë qenë person me precedentë të mëparshëm penalë, në abuzim me të mitur, por askush nuk e njihte në Laprakë, ku ishte vendosur prej disa muajsh për të banuar me qira.
Maniaku, hetime për të tjera krime
Pas përdhunimit të një të mituri, por edhe vrasjes së të miturit tjetër Julian Çela, po në Laprakë nga i dyshuari kryesor Ardian Prrenjasi, Prokuroria ka dyshime të forta se maniaku pedofil ka abuzuar seksualisht edhe me femijë të tjerë.
Dyshimet jane te forta per nje tjeter femije te abuzuar po ne te njejten lagje. Njeri nga prokuroret e çeshtjes Ervin Karanxha e deklaroi kete te dhene hetimore per Top Channel sapo ka lene banesen e monstres, qe tashme konsiderohet si nje vendngjarje me prova te rendesishme.
"Po e hetojmë për shumë ngjarje. Kemi dyshime për abuzime të tjera pedofilie dhe po mbledhim prova", tha Karanxha.
Nderkohe, Sektori i Krimeve te Renda ka vijuar këqyrjen kriminalistike te baneses se marre me qira nga 45-vjeçari Prrenjasi, i cili bashkejetonte me nje 24-vjeçare nga Dibra, ku dhe kane gjetur gjurme te shumta si dhe njolla gjaku. Por grupi i hetimit ka qene teper i rezervuar duke qene se po mblidhen prova dhe deshmi per te vertetuar nese Ardian Prrenjasi eshte nje maniak pedofil serial.
Berisha: Nuk kthehet dënimi me vdekje
Kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar akt barbar ngjarjen, që tronditi vendin gjatë 24 orëve të fundit, ku 45-vjeçari Ardian Prrenjasi, pasi u arrestua për rrëmbimin dhe përdhunimin e një të mituri, rrëfeu se ka vrarë 11-vjeçarin Julian Çela, djalin e ish-drejtorit të SHISH.
Gjatë një bashkëbisedimi me studentë e pedagogë, duke folur për herë të parë mbi këtë ngjarje, kryeministri Berisha tha se nuk mund të ekzekutohet dënimi me vdekje, pasi vendi ynë jeton në një hapësirë europiane, që e ndalon atë.
“Rasti i djeshëm është nga rastet më tragjike, më tronditëse, është një barbari e vërtetë, dhe nga dje deri më sot mund të kem marrë me qindra mesazhe, në celularin tim dhe në Facebook, që kërkojnë dënimin me vdekje, ekzekutimin apo masat më të rrepta. Unë kam mirëkuptim për të gjitha këto, sepse ngjarja është tmerrësisht tronditëse, por nga ana tjetër, ne jetojmë në një hapësirë europiane, e cila në vendosmërinë më absolute ka hequr dënimin me vdekje dhe kjo është bërë në respekt të konventës europiane të të drejtave të njeriut. Shqipëria është një vend anëtar i Këshillit të Europës dhe, çdo hap mbrapa që mund të bëjmë, Shqipëria merr përsipër dënimin e saj”, tha kryeministri Berisha.